Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i ujit të kokosit

30.08.2021

Në shumë vende tropikale me vijë të gjatë bregdetare ku palmat e kokosit rriten me tepri, uji i kokosit është përdorur si pije rifreskuese dhe rigjallëruese për shëndetin. Njerëzit në Ishujt e Paqësorit e respektojnë arrën e kokosit si ushqim dhe mbi të gjitha për benefitet e shumta shëndetësore. Kohët e fundit ka filluar të […]

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i ujit të kokosit Foto: Ilustrim

Në shumë vende tropikale me vijë të gjatë bregdetare ku palmat e kokosit rriten me tepri, uji i kokosit është përdorur si pije rifreskuese dhe rigjallëruese për shëndetin. Njerëzit në Ishujt e Paqësorit e respektojnë arrën e kokosit si ushqim dhe mbi të gjitha për benefitet e shumta shëndetësore. Kohët e fundit ka filluar të marrë vëmendjen që meriton në Amerikën Veriore. Nëse nuk jeni të familjarizuar me këtë pije, uji i kokosit është pothuajse pa ngjyrë dhe gjendet brenda një arre kokosi.

Megjithëse është përdorur për t’ju referuar qumështit të kokosit, ose qumësht kokosi, nuk duhet të ngatërrohet me lëngun e bardhë të qumështit të nxjerrë nga pjesa mishtore e kokosit. Në formën e tij natyrale, uji i kokosit është një pije e butë dhe paksa e ëmbël me një shije tepër të lehtë arre dhe një ndjesi astrigjente. Nuk mund të krahasohet me soda-t apo pijet sportive në ëmbëlsi, por kjo pije të kënaq padyshim. Uji i kokosit nga arra kokosi të freskëta dhe të buta është zgjedhja ideale, por tashmë mund ta gjeni dhe të paketuar në shishe me ose pa sheqerna apo shije të shtuara. Më e mira sigurisht është 100% natyrale, pa sheqerna, konservues apo ngjyrues të shtuara.

Këtu janë 10 arsye pse duhet të mësoni më shumë për këtë frut të mrekullueshëm tropikal, dhuratë nga natyra…

-Uji i kokosit është një pije e pastër natyrale

Arrat e kokosit nuk janë arra, ato janë fruta nga palma të gjata të quajtura “Cocos nucifera” me degë të mëdha e të përhapura. Pjesa e ngrënshme është kërneli i farave brenda frutit. Ajo që është unike për këto fara, është sasia e madhe e lëngut ushqyes që gjendet brenda në kokrra. Për më shumë: Eshtë e mbyllur hermetiksht në disa shtresa mbrojtëse që mbajnë larg lagështinë, mykun dhe bakteriet, në mënyrë që fruti të mbrohet. Njerëzit në Havai e quajnë “neolani” dhe kjo për një arsye të mirë.

Në literaturë përkthehet “vesa e perëndive”.
Pjesa e sipërme (e butë dhe e freskët) zakonisht hapet me një thikë të mprehtë  për të aksesuar në atë që gjendet brenda, që përfshin të dyja: ujin dhe pjesën xhelatinoze pak a shumë në trajtë mishtore. Por e dinit që ka një mënyrë të tjetër për të marrë ujin e kokosit? Kur thika e mprehtë nuk është e disponueshme, banorët vendas godasin arrën e kokosit afër një shkëmbi për të thyer pjesën e mburojës së fortë. Kjo mburojë e fortë ka tre sy, dhe më i madhi ndërmjet tyre është më i butë se të tjerët. Ju mund të dëmtoni “syrin” e butë të arrës me anë të një shkopi e më pas mund të pini lëngun që gjendet brenda saj lehtësisht.

Në pamje të parë duket sikur është dizenjuar posacërisht nga natyra për rrethana lehtësuese për ta shijuar sa më mirë këtë pije. Në fakt, gjithashtu ndihmon bimët e reja të dalin më lehtësisht kur një arrë kokosi e pjekur riprodhon. Kur ju e pini ujin e kokosit direkt nga një arrë e freskët kokosi e sapoprerë, është pija më e freskët dhe më e mirë që mund të shijoni. Nuk përmban asnjë konservues artificialë apo shtues të tjerë. Eshtë shumë larg sodave apo lëngjeve me të cilat ju jeni familjarizuar, por shumë njerëz pasi shijojnë këtë pije, me pak fjalë “bien në dashuri më të”. Për shkak te shijes së butë, kënaq etjen dhe rifreskon trupin. Kur nuk mund të gjeni arra kokosi të freskëta, gjëja tjetër më e mirë që mund të bëni është të konsumoni ujë kokosi në shishe, por mos harroni të shikoni gjithmonë etiketën. Merrni markën që sjell në treg ujë kokosi organik, të pastër pa konservues.

-Ju rihidraton shumë shpejt
Uji i kokosit ka aftësinë për t’ju ri-hidratuar shumë shpejt sepse absorbohet shumë shpejt në trup. Në fakt uji i kokosit njihet më shumë si hidratues sesa si ujë i pastër. Uji i kokosit është identik me plazmën e gjakut të njeriut dhe përdorej për transfuzion  gjatë luftës së dytë Botërore. Në vende me klimë të ngrohtë dhe të lagësht ku rriten pemët e kokosit, njerëzit dehidratohen shumë shpesh për shkak të djersitjes së tepërt. Vendasit dhe turistët mendojnë se uji i kokosit është më hidratues sesa uji i thjeshtë apo lëngjet e frutave (që përmbajnë sheqer apo përbërës artificialë). Kripërat minerale që gjenden në ujin e kokosit përshpejtojnë absorbimin e ujit nëpërmjet murit të zorrëve.  Njerëzit që humbin shumë gjak  u jepet ujë kokosi, këtu bëjnë pjesë dhe ata që janë të dehidratuar për shkak të vjelljeve të shpeshta dhe diarresë.

Uji i kokosit tolerohet më së miri nga njerëz që vuajnë nga përzierjet apo neveri ndaj ushqimit për shkak të shijes metalike në gojë. Shpesh u jepet femrave që nuk konsumojnë asnjë lloj ushqimi gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë. Gjithashtu është mjaft e zakonshme për ata që argjërojnë për një kohë të gjatë dhe e thyejnë etjen me ujë kokosi.

-Uji i kokosit zgjidh dispepsinë (shqetësimet me stomaku)

Shqetësimet e stomakut shpesh vijnë si rezultat i tretjes jo të mirë, por mund të shkaktohet nga një sërë gjërash, përfshirë infeksionet gastro-intestinale dhe alergjitë ushqimore. Cilado qoftë arsyeja për shqetësimet e stomakut, vija rreshtuese e stomakut është inflamuar dhe kjo mund të shkaktojë simptoma të zakonshme si përzierjet, fryrja e stomakut dhe humbje oreksi. Uji i kokosit funksionon në një sërë mënyrash për të zbutur vijën rreshtuese të stomakut. Një vijë inflamatore e inflamuar nuk mund të absorbojë as ujin apo sheqernat nga ushqimi. Shpesh shoqërohet me një humbje të mineraleve esenciale si kripa, kaliumi, kalciumi dhe magnezi. Uji i kokosit përmban tanine të cilat njihen për reduktimin e inflamacionit.

“Brat” (që i referohet bananeve, orizit, salcës së mollës dhe thekjes) ka qenë një mjekim tradicional për shqetësimet e stomakut. Uji i kokosit përmban më shumë kalium sesa bananet. Gjithashtu siguron minerale të tjera, vitamina dhe disa sheqerna natyrale në formë të absorbueshme. Uji i kokosit madje mund të përballojë dhe infeksionet e buta. Përmban acid laurik që gjendet me tepri në qumështin e gjirit. Trupi konverton acidin laurik në monolaurinë, një përbërje me veti anti-mikrobiale. Nëse një problem stomaku vjen si rezultat i infeksioneve bakteriale ose protozonike, pirja e shpeshtë e ujit të kokosit mund të ndihmojë. Taninet në ujë gjithashtu kanë veti anti-mikrobiale.

-Uji i kokosit është i mrekullueshëm për zevëndësimin e elektroliteve
Elektrolitet janë minerale esenciale dhe kripëra minerale që rregullojnë funksionin e muskujve apo nervave në trupin tonë. Presioni i gjakut dhe pheashi gjithashtu rregullohen nga elektrolitet. Kripa (Na+), Kaliumi (K+), Magnezi (Mg++), Kalciumi (Ca++), Klori (Cl-), Fosfat (HPO4–) dhe Biokarbonati (HCO3-) jaë elektrolitet më të mëdha në trup. Ngarkesat pozitive dhe negative që mbahen nga këto jone janë përgjegjëse për aktivitetin elektrik brenda fibrave dhe qelizave të muskujve. Trupi merr këto substanca të rëndësishme nga ushqimi dhe “punëson” mekanizma të ndryshme për t’i mbajtur në nivele optimale. Por djersitja e tepërt, gjakderdhja dhe humbja e lëngjeve trupore nga trakti gastro-intestinal mund të shkaktojë imbalanca dhe mungesa, duke ndikuar në funksionet normale si rrahjet e zemrës apo kontraktimet e muskujve. Për shembull, mungesa e kaliumit dhe e magnezit ndikon në kontraktimin e muskujve dhe shkakton kriza në muskuj. Kjo është arsyeja pse ushqimet e pasura në kalium si bananet rekomandohen pas ushtrimeve dhe praktikave sportive. Një kupë ujë kokosi nuk ka vetëm më shumë se 600 mg kalium, e cila është nje sasi me e madhe se ajo mund të merrni nga banania, por ka mbi 250 mg kripë, rreth 60 mg magnez, 58 mg kalcium dhe 48 mg fosfor. Kështu që sa herë të keni probleme me balancën jo-të duhur të elektroliteve, uji i kokosit është pija ideale për të rikthyer gjendjen në normalitet.

-Uji i kokosit është një pije e mrekullueshme pas stërvitjes
Sic e përmendëm më lart, aktivitet e ngjeshura që kërkojnë lëvizje konstante muskulare përdorin mineralet si kripa, kaliumi, kalciumi dhe mangnezi. Eshtë e rëndësishme t’i zvëndësoni sa më herët të jetë e mundur për të shmangur dëmtimet e muskujve dhe balancën jo-të duhur të elektroliteve. Kjo është arsyeja pse njerëzit gjithmonë synojnë të konsumojnë ushqime të pasura me minerale dhe pije të shëndetshme pas stërvitjes. Ne e dimë që uji i kokosit ofron këto minerale. Por ajo që e bën akoma dhe më të vecantë është kompozimi dhe përqëndrimi i kripës janë mjaft të ngjashme me të. Uji i kokosit gjithashtu absorbohet më shpejt në trup.Disa njerëz thonë që trupi ynë kërkon më shumë kripë sesa uji i kokosit siguron. Kjo është e vërtetë vetëm nëse kripa është nxjerrë jashtë nëpërmjet djersitjes së tepërt. Megjithatë kjo mund të rregullohet fare lehtë duke shtuar pak kripë në pijen tuaj të kokosit. Një sasi e madhe uji gjithashtu humb si rezultat i djersitjes së tepërt gjatë stërvitjes. Cdo ind apo organ në trup kërkon nivele minimale hidratimi për funksionin e duhur. Dehidratimi i rëndë mund të ketë pasoja të rënda, duke përfshirë rënie të rrezikshme të presionit të gjakut dhe rrahje të parregullta zemre. Uji i kokosit mund të rikuperojë shpejt volumin e lëngjeve në gjak si dhe në inde për shkak të izotonicitetit të tij me lëngun intersticial dhe plazmën e gjakut. Sipas John Isner i cili luajti me sukses ndeshjen më të gjatë në historinë e tenisit profesional,  ishte uji i kokosit ai që parandaloi dëmtimet e muskujve përgjatë ndeshjes 3 ditore, ku ai luajti për 11 orë tenis intensiv.

-Uji i kokosit promovon lëvizje të rregullta të zorrëve
Sipas diturisë tradicionale të praktikuesve të lashtë të jogës, lëvizja e rregullt e zorrëve është thelbësore për shëndetin fizik. Ushqimi që hyn në trup përmban shumë elementë të patretshëm dhe të padëshirueshëm, duke përfshirë toksinat. Ato duhet të eliminohen sa më parë që të jetë e mundur. Cdo ndërprerje në këtë proces natyral mund të rezultojë në akumulimin e substancave toksike në traktin tretës. Origjina e shumë sëmundjeve vjen si rezultat i problemeve që mund të gjenden në zorrë. Fibrat e tretshme në ujin e kokosit ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve. Në fakt, shumë individë që ushtrojnë sistemin tradicional të jogës, e fillojnë ditën e tyre me ujë të pastër kokosi.

-Promovon humbje peshe dhe ju ndihmon ta mbani atë
Supozimet për humbje të peshës nga uji i kokosit janë akoma në mëdyshje, jo për shkak të dyshimeve lidhur me efikasitetin, por për shkak të mënyrës sesi arrihet. Për ta thënë më qartë, disa njerëz mendojnë që konsumimi i ujit të kokosit con në humbje peshe duke shkaktuar diarre. Me shumë mundësi njerëzit mund të kenë efekte anësore nëse uji i kokosit ose ndonjë ushqim tjetër merret me tepri. Eshtë thjesht një shembull i asaj që thuhet “shumë prej një gjëje të mirë mund të jetë e keqe pë ju”. Kur vjen puna te dieta për humbje peshe, njerëzit kanë si tendencë ta teprojnë. Uji i kokosit është një pije me pak kalori që është ngopëse dhe njëkohësisht ushqyese. Duke zvëndësuar pijet me përmbajtje të lartë sheqeri me ujë kokosi, mund të arrini lehtësisht qëllimin tuaj për humbje peshe. Uji i kokosit përmban fibra që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Nëse konsumoni një gotë përpara vaktit, diku te një orë ose gjysëm ore përpara, ju do të hani më pak. Vetitë diuretike apo anti-inflamatore të ujit të kokosit gjithashtu mund të jenë përgjegjëse për shkak se reduktojnë mbledhjen e ujit dhe fryrjen.

-Uji i kokosit ndihmon në funksionimin e duhur të veshkave
Shumë dieta kanë përmbajtje të lartë kripë dhe përmbajtje të ulët kaliumi. Kripa vendos shumë stres në veshka sepse promovon mbledhje të lëngjeve. Kur kripa është e lartë, veshkat duhet të punojnë më fort për të eliminuar ujin e tepërt. Në anën tjetër, kaliumi sillet si diuretik, duke ndihmuar veshkat të nxjerrin jashtë ujin. Një kupë e vetme ujë kokosi mund të sigurojë kalium të mjaftueshëm për të mbajtur veshkat në shëndet të mirë.  Efekti diuretik është beneficial në parandalimin e gurëve në veshka. Arginina në ujin e kokosit rrit qarkullimin e gjakut në gjithë organet përfshirë dhe veshkat.

-Uji i kokosit ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut.
Kur mendoni për presionin e gjakut me anë të ujit të kokosit, gjëja e parë që ju vjen në mendje është përmbajtja e lartë e kaliumit. Kjo pije natyrale në të vërtetë është një burim i shkëlqyer kaliumi, ju mund të merrni rreth 600 mg nga ky mineral. Krahasojeni me 400 mg që merrni nga banania. Ky mineral balancon përmbajtjen e kripës në trup që shkakton mbledhje të ujit. Kur uji akumulohet në trup, rrit volumin e gjakut dhe rrit presionin e gjakut. Sic e diskutuam më parë kur dieta ka më shumë kalium, sillet si diuretik, duke ndihmuar veshkat të nxjerrin ujin e tepërt, duke reduktuar më pas presionin e gjakut.

Megjithatë, kaliumi nuk është i vetmi agjent që ul presionin e gjakut te uji i kokosit. Gjithashtu uji i kokosit përmban argininë e cila njihet që relakson rruazat e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Kjo vjen si rezultat i një rritjeje të lehtë në nivelet e oksidit të azotit të sjellë nga veprimet e këtij amino-acidi. Shumë njerëz marrin suplemente të argininës për shkak të benefiteve kardiovaskulare. Megjithatë gjithmonë është më mirë të konsumoni ushqime apo pije të plota për mineralet dhe vitaminat që kemi nevojë. Cdo kupë ujë kokosi përmban rreth 0.283 mg argininë. Nuk është shumë, por megjithatë është e mjaftueshme për një reduktim në presionin e gjakut kur ju pini rregullisht një ose dy gota. Edhe nëse nuk keni hipertension, është një ide e mirë të pini një gotë ujë kokosi përpara se të shkoni në shtrat për të përmirësuar qarkullimin e gjakut kur flini.

-Uji i kokosit është një rigjallërues shëndeti
Uji i kokosit është një përgjithësi një tonik i shkëlqyer shëndeti. Kështu konsiderohet në vendet ku rritet në mënyrë natyrale. Fëmijët e vegjël që vuajnë nga kequshqyerja, femrat shtatzëna apo femrat që ushqejnë me gji, njerëz të moshuar dhe persona që janë sëmurë, të cilët nuk mund të marrin plotësisht lëndët ushqyese nga ushqimi, të gjithë përfitojnë nga ujë i kokosit.  Kjo nuk ndodh vetëm sepse përmban minerale, vitamina B-komplekse, amino-acide, citokine dhe shumë fito-kimikë të tjerë beneficialë. Benefitet që të gjitha këto substanca sjellin e bëjnë këtë pije natyrale dhe të shëndetshme, shumë më mirë sesa të gjitha formulat e pijeve të shëndetshme që marketohen. Edhe nëse nuk keni një gjendje specifike shëndetësore, ju duhet të merrni në konsideratë shtimin e ujit të pastër të kokosit në dietën tuaj për një përmirësim të shëndetit dhe energjisë së përgjithshme. Eshtë me të vërtetë një dhuratë nga natyra që duhet respektuar.