Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave
Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin. Hapi i parë në […]
Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës.
Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie.
Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.
Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi.
Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.
Vlerat shëndetësore të shegës
Sipas të dhënave, shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare.
Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat.
Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.
Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve
Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës.
Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.
Mënyra të tjera për trajtimin e infeksioneve
Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit
Lëngu i limonit është një prej tyre.
Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm.
Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin.
Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar.
Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare.
Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit.
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.