Migrena, shkaktarët dhe trajtimi i tyre

13.02.2020

Migrena shkakton pamje të dobët, marramendje dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dritës, si dhe mund të zgjas me ditë të tëra. Cilat janë fazat e migrenës? Ekzistojnë katër faza të migrenës: prodroma, aura, dhimbja e kokës dhe post-droma Prodroma– Kapsllëk– Luhatje disponimi, nga depresion në eufori– Uri– Probleme me qafë– Etje më e madhe […]

Migrena, shkaktarët dhe trajtimi i tyre Foto: Ilustrim

Migrena shkakton pamje të dobët, marramendje dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dritës, si dhe mund të zgjas me ditë të tëra.

Cilat janë fazat e migrenës?

Ekzistojnë katër faza të migrenës: prodroma, aura, dhimbja e kokës dhe post-droma

Prodroma
– Kapsllëk
– Luhatje disponimi, nga depresion në eufori
– Uri
– Probleme me qafë
– Etje më e madhe dhe urinim i shpeshtë

Aura
– Fenomene vizuale, si shikimi i formave të ndryshme, dritave të ndritshme, etj
– Humbje shikimi
– ‘Therje’ në këmbë apo duar
– Dobësi ose mpirje në fytyrë ose në njërën anë të trupit
– Probleme me komunikim
– Dëgjim zërash apo muzike

Dhimbja e kokës
– Dhimbje në njërën apo dy anët e kokës
– Marramendje ose vjellje
– Shikim i turbullt
– Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave dhe ndonjëherë prekjeve dhe aromave

Post-droma
– Konfuzitet
– Probleme me disponim
– Marramendje
– Dobësi
– Ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit

Si të largohen simptomat?

Fatkeqësisht mënyra e vetme për ta larguar migrenën është duke fjetur.

Zakonisht rekomandohet të qëndroni në dhomë të errët derisa të kenë kaluar simptomat – periudhë e cila mund të merr 72 orë kohë./telegrafi

Çka e shkakton migrenën?

Nuk është ende e qartë se çka e shkakton migrenën, por ndryshimet hormonale te femrat, vera, aditivët e ushqimit, ushqimet e përpunuara dhe me kripë, stresi, medikamentet dhe ndryshimet në sistemin e gjumit mund ta nxisin atë.

Pra, shkaktari i saktë i migrenës ende është i paqartë, por besohet se migrena shkaktohet si rezultat i aktivitet anormal të trurit i cili përkohësisht ndikon në sinjalet nervore, kimikalet dhe enët e gjakut në tru.

Fajtor mund të jetë edhe gjenetika.