Kosovarët “maniakë” të OKI’t, por këto janë efektet anësore që i shkakton

Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. 

13.01.2022 / Shëndeti

Kosovarët “maniakë” të OKI’t, por këto janë efektet anësore që i shkakton
Foto: Ilustrim

Para disa viteve, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram.

Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë dhe shitja e tij po bëhet në masë të jashtëzakonshme.


Ky ilaç redukton temperaturën, dhimbjen [e në veçanti atë të kokës] dhe inflamacionin.

Ky ilaç mund të irritojë stomakun, dhe rekomandohet ose preferohet që të merret bashkë me ushqim ose edhe qumësht. 

Mjekët thonë se gjatë përdorimit të tij duhet evituar edhe përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rris rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.

Efektet anësore potenciale janë të frikshme: 

– Ato përfshijnë sulmin në zemër, për njerëzit që kanë probleme me zemër. 

– Goditjen në tru. 

– Hipertensionin arterial HTA. 

– Probleme të veshkave deri në insuficencë renale. 

– Hemorragji dhe ulçerë në stomak. 

– Anemi. 

– Reaksione në lëkurë.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *