Dëmtimet që shkakton sëmurja e pankreasit

26.05.2023

Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar. Vështirësia në kurimin e kësaj sëmundjeje vjen për shkak të vendosjes së thellë të pankreasit. Si pasojë e kësaj vendosjeje, pankreasi kapet me vështirësi nga vëzhgimet e mjekëve, prandaj sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Por çfarë […]

Dëmtimet që shkakton sëmurja e pankreasit Foto: Ilustrim

Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar. Vështirësia në kurimin e kësaj sëmundjeje vjen për shkak të vendosjes së thellë të pankreasit.

Si pasojë e kësaj vendosjeje, pankreasi kapet me vështirësi nga vëzhgimet e mjekëve, prandaj sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Por çfarë është sëmundja e pankreasit, cilat janë simptomat dhe si mund të kurohet kjo sëmundje?

Pankreasi është një gjëndër me një gjatësi prej 13 cm. Ndodhet në pjesën e sipërme të mesit të stomakut. Pankreasi lidhet ngushtë me pjesën e parë të zorrës së hollë. Është i rrethuar me disa inde në formë ishujsh, të cilët prodhojnë hormonin e insulinës që derdhet në gjak.

Pankreasi ka disa enzima që derdhen në dueden nëpërmjet kanalit përkatës. Enzimat e tij plotësojnë tretjen e lëndëve ushqimore në zorrë të hollë, transmeton Telegrafi.

Mosfunksionimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje, veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe heqje barku, nuk tretën yndyrat. Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet sëmundja e sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet paukreatike, absese, dobësim të funksionit të insulinës, sëmundja e sheqerit.

Në disa raste shfaqen edhe tumoret. Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që gjenden në dueden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno-pankreatik.

Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si edhe nga gurët në tëmth. Format akute të pankreasit janë të rënda.

A e dini çka është KODI 95?
Voto