Disa arsye pse duhet të pini ujë në mëngjes – Përfitimet shëndetësore

Disa arsye pse duhet të pini ujë në mëngjes – Përfitimet shëndetësore
Eurolinda Zenelaj

05.03.2021 / Shëndeti

Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe nuk duhet nënvlerësuar aspak.

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë. Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.

Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes. Një gotë e madhe esëll ndikon pozitivisht dhe për shëndetin e veshkave.

Ja arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes:

  • Do të hidratoheni
  • Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.
  • Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.
  • Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.
  • Metabolizmi do të përmirësohet

Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24%.

Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat. Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.

Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje. 76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë

Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur.

Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Këshilla Për Pirjen e Ujit:

  1. Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni.
  2. Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.
  3. Mos pini pije alkolike përpara gjumit.
  4. 72% e trupit të njeriut përbëhet nga uji.
  5. 75 përqind e muskujve përbëhen nga uji
  6. 82% e gjakut është ujë
  7. 90% e mushkërive është ujë
  8. 76% e trurit përbëhet nga uji
  9. 25% e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit.

Trupi varet nga uji që të mbijetojë.

Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.

Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon.

RAPORTO