Yll Limani publikon këngën e re “Kur t’kujtohet”

21.01.2021

Këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani të mërkurën ka publikuar projektin e ri muzikor. “Kur t’kujtohet” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video interesante. Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, ndërsa për muzikën është përkujdesur po i njëjti në bashkëpunim me Fatjon Miftarin. Miksimi dhe masterizimi i […]

Yll Limani publikon këngën e re “Kur t’kujtohet” Foto: Ilustrim

Këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani të mërkurën ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Kur t’kujtohet” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video interesante.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, ndërsa për muzikën është përkujdesur po i njëjti në bashkëpunim me Fatjon Miftarin.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga: Ramon Erni, Fatjon Miftari dhe Dan Suter.

Projekti tashmë është i disponueshëm në kanalin YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga publiku.