Don Xhoni publikon këngën e re “Maffia”

08.04.2021

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur i skenës, Don Xhon, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Maffia” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hup-hop. Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vet […]

Don Xhoni publikon këngën e re “Maffia” Foto: Ilustrim

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur i skenës, Don Xhon, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Maffia” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hup-hop.

Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music.

Ndërkohë për tekstin është kujdesur vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio.

Don Xhoni përndryshe është shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.