Shkurte Fejza shërohet nga COVID-19, apelon qytetarët për kujdes

Shkurte Fejza shërohet nga COVID-19, apelon qytetarët për kujdes
Eurolinda Zenelaj

03.04.2021 / Rozë

Gjatë muajve të parë të këtij viti, numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka qenë mjaft i madh, ku çdo ditë nga Instuti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raportoheshin dhe vazhdojnë të raportohen qindra raste pozitive me këtë virus.

Në mesin e të infektuarve gjatë këtyre muajve kanë qenë edhe disa fytyra publike të cilët edhe kanë rrëfyer luftën kundër COVID-19.

Edhe këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shkurte Fejza ka qenë e prekur nga ky virus.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë qëndruar prej më shumë se dy javësh në izolim, duke marrë trajtim për tejkalimin e virusit famëkeq.

Gjendja e tyre është përmirësuar dhe duket tashmë se çifti janë shëruar komplet.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja nga Mushtishti, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar doktorët dhe fëmijët e saj, që iu gjendën pranë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Përshëndetje miqësia ime. Pas dy javë përballje të rënda me Covid 19 por duke iu falënderuar angazhimit maksimal të fëmijëve tanë për shërimin tone dhe mjekëve të nderuar dr. Arben Vishaj dhe dr. Behxhet Osmani ja pra sot po ju shkruajm me Hajrushin sërish dhe iu informojmë se ia dolëm me sukses. Kujdes ruajeni shëndetin”, ka shkruar këngëtarja e njohur.

RAPORTO