Kurti në Suharekë uron Shkurte Fejzën për 63 vjetorin e saj

para 19 dite

Kryeministri vizitoi legjendën e muzikës shqiptare në ditëlindjen e saj të 63-të dhe shprehu admirim për kontributin e saj në kulturën kombëtare.

Kurti në Suharekë uron Shkurte Fejzën për 63 vjetorin e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i’u bashkëngjit ditëlindjes së 63-të të një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare, Shkurte Fejzës. Gjatë një vizite në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, Kurti jo vetëm që uroi legjendën e muzikës, por theksoi edhe rëndësinë e promovimit të kulturës kombëtare.

“Para pak kohësh, e festuam bashkë 50 vjetorin e karrierës së saj të lavdishme. Sot, në këtë ditë të veçantë, më lejoni ta uroj Shkurten me shëndet të mirë dhe shumë vite të tjera të mbusha me muzikë dhe emocione”, u shpreh Kurti.

Vizita e kryeministrit në Suharekë erdhi pas një investimi të konsiderueshëm të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit, duke e bërë Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” një nga më modernët në vend. Kurti shprehu dëshirën që në të ardhmen të shohë Shkurte Fejzën duke interpretuar edhe në këtë skenë të bukur.

LEXO EDHE:  Takimet në Bruksel, kryeministri Kurti: Kosova kërkon llogaridhënie për sulmet terroriste

Gjatë takimit, të dy personalitetet folën për rëndësinë e promovimit të kulturës shqiptare në botë. “Pasuria jonë kulturore është një thesar i çmuar dhe kënga jonë vendore është një ambasadore e shkëlqyer e Kosovës në botë”, u shpreh Kurti.

Shkurte Fejza, e prekur nga vizita e kryeministrit, falënderoi për urimet dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve ndaj kulturës dhe artistëve.

Vizita e kryeministrit në Suharekë është një tregues i qartë i angazhimit të qeverisë për të mbështetur kulturën dhe artistët shqiptarë.

Etiketat