Parashqevi Simaku, një këngëtare legjendare ka nevojë për ne: Shkurte Fejza na fton të bashkohemi

para 29 dite

Një video e qarkulluar masivisht në rrjetet sociale ka tronditur opinionin publik shqiptar. Në këtë video, thuhet se këngëtarja e njohur dhe e dashur nga publiku, Parashqevi Simaku, shfaqet duke kërkuar ndihmë gjatë festave të fundvitit në New York. Lajmi për situatën e vështirë ekonomike në të cilën po kalon këngëtarja ka shkaktuar një valë […]

Parashqevi Simaku, një këngëtare legjendare ka nevojë për ne: Shkurte Fejza na fton të bashkohemi

Një video e qarkulluar masivisht në rrjetet sociale ka tronditur opinionin publik shqiptar. Në këtë video, thuhet se këngëtarja e njohur dhe e dashur nga publiku, Parashqevi Simaku, shfaqet duke kërkuar ndihmë gjatë festave të fundvitit në New York.

Lajmi për situatën e vështirë ekonomike në të cilën po kalon këngëtarja ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në rrjetet sociale. Shumë fansa dhe admirues të Parashqevi Simakut kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë situatë dhe kanë kërkuar nga institucionet dhe bashkatdhetarët e tjerë të ofrojnë ndihmë për artisten e tyre të preferuar.

“Është e pamundur të besohet se një legjendë e muzikës shqiptare si Parashqevi Simaku po kalon një periudhë kaq të vështirë. Ne duhet të bashkohemi të gjithë për ta ndihmuar,” shkruan një komentues në rrjetet sociale.

“Kjo është një dëshmi e qartë se edhe artistët tanë të mëdhenj kanë nevojë për mbështetjen tonë. Ne nuk duhet t’i harrojmë kurrë ata që na kanë argëtuar dhe na kanë bërë të ndihemi krenarë,” shkruan një tjetër.

Një nga zërat më të fuqishëm që u ngrit në mbështetje të kësaj initiative ishte ai i artistes së madhe shqiptare, Shkurte Fejza. Në një postim të emocionueshëm në rrjetet sociale, Shkurte Fejza ka ndarë një video të një prej interpretimeve më të bukura të Parashqevi Simakut, duke kujtuar publikut talentin e madh të kësaj këngëtareje.

“Kështu e kujtoj Parashqevi Simakun dhe dua ta shoh të lumtur dhe të kthyer në jetë”, shkruan Shkurte Fejza. Ajo bën një thirrje për bashkim dhe solidaritet, duke propozuar organizimin e një koncerti bamirësie për të mbledhur fonde për të ndihmuar këngëtaren e njohur.

“Të bëjmë diçka për të, nëse është e vërtetë ajo që shkruhet në media. Ta organizojmë një koncert të madh dedikuar Parashqevi Simakut”, vazhdoi më tutje ajo.

Etiketat

Ofertat e fundit