Rita Ora uron në shqip Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 17 shkurti

17.02.2024

Në një shpërthim ngjyrash dhe krenarie kombëtare, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shprehur dashurinë dhe përkushtimin e saj ndaj atdheut në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Rita Ora uron në shqip Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 17 shkurti Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur botërisht për hitet e saj ka përdorur platformën e saj në Instagram për të uruar 17 shkurtin, duke e bërë këtë me një mënyrë që ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve të saj.

Me një sërë fotografish të postuara në llogarinë e saj zyrtare, ku shihet e veshur me stil në ngjyrat kuq e zi, simbolet e flamurit kombëtar, Rita Ora ka bërë një homazh për vendin ku lindi.

“Gëzuar 17 shkurtin! Dita e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke treguar tërheqjen e saj ndaj rrënjëve dhe identitetit si shqiptare.

Rita, e lindur në Prishtinë në vitin 1990, u largua nga Kosova si një fëmijë i vogël bashkë me familjen për të jetuar në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Rruga e saj drejt suksesit ka qenë e mbushur me punë dhe përkushtim dhe sot ajo qëndron si figura e parë shqiptare që ka arritur famë dhe njohje në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Postimi i Ritës në Instagram përfshin edhe pamje nga koncerti i saj i paharrueshëm që mabjti në Prishtinë më 17 shkurt të vitit 2018, në jubileun e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kyurim nga një emër kaq i rëndësishëm në skenën e muzikës botërore është një moment i rëndësishëm që vë në pah rëndësinë e kësaj dite për të gjithë shqiptarët dhe miqtë e Kosovës anë e mbanë botës.

https://www.instagram.com/p/C3c3620tyTh