Një vit nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, Osmani: Jeta jonë kulturore është varfëruar nga mosprania e saj

08.02.2021

Sot bëhen një vit që nga vdekja e bibilit të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Ajo ndërroi jetë saktësishtë më 7 shkurt të vitit 2020 në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër. Në njëvjetorin e vdekjës së saj, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani sot (e hënë) ka rikujtuar bilbilin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën. […]

Një vit nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, Osmani: Jeta jonë kulturore është varfëruar nga mosprania e saj Foto: Ilustrim

Sot bëhen një vit që nga vdekja e bibilit të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Ajo ndërroi jetë saktësishtë më 7 shkurt të vitit 2020 në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.

Në njëvjetorin e vdekjës së saj, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani sot (e hënë) ka rikujtuar bilbilin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Osmani në një postim në facebook ka shkruar se që nga ikja e Nexhmije Pagarushës nga kjo botë, jeta jonë kulturore është varfëruar nga mosprania fizike e saj, porse mbetet e pasuruar me fondin muzikor të saj, i cili është një nga vlerat më të çmueshme trashëgimore të artit tonë muzikor.

”Në përvjetorin e parë të ikjes së saj, zëri i Bilbilit të Kosovës jehon ende. Jehoftë përjetë e mot!” ka shkruar Osmani.

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Në njëvjetorin e ikjes në amshim të zërit unik të muzikës sonë, zonjës Nexhmie Pagarusha, jeta jonë kulturore është varfëruar nga mosprania fizike e saj, porse mbetet e pasuruar me fondin muzikor të saj, i cili është një nga vlerat më të çmueshme trashëgimore të artit tonë muzikor.

Në rininë e saj i këndoi të përkthyera veprat e Beethovenit e Verdit për ta mbërri kulminacionin artistik me perlën e muzikës sonë, këngën “Baresha”, të kompozuar nga burri i saj, Rexho Mulliqi.

Në përvjetorin e parë të ikjes së saj, zëri i Bilbilit të Kosovës jehon ende. Jehoftë përjetë e mot!

Rikujtojmë se Nexhmije Pagarusha është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare.

Ajo u lind në Pagarushë, më 7 maj 1933. Ndërsa, në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd pati paraqitjen e parë muzikore në skenë.

Në vitin 1948 u pranua soliste në Radio Prishtinë. Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u shfaq në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj.

Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Pas 16 vitesh larg skenës,  u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të drejtuar nga Ardit Gjebrea.

Po kështu, Pagarusha ishte në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2005”. Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.