Fero për lajmin se do të bëhet prind: ”Unë moti jam baba”

24.02.2021

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka bërë bujë të madhe kur ka dhënë lajmin se ajo është shtatëzënë. Ismajli gjatë të martës i ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale duke vënë në pah barkun e rritur. Ajo ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë, ashtu që bukuroshja dhe Fero do të […]

Fero për lajmin se do të bëhet prind: ”Unë moti jam baba” Foto: Ilustrim

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka bërë bujë të madhe kur ka dhënë lajmin se ajo është shtatëzënë.

Ismajli gjatë të martës i ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale duke vënë në pah barkun e rritur.

Ajo ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë, ashtu që bukuroshja dhe Fero do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe reperi Fero me anë të një postimi në Instastroy.

“Media më keni ofenduar. ‘Fero do të bëhet baba?’. Unë moti jam ‘Baba’”, është postimi i tij në InstaStory duke iu referuar pohimeve të shpeshta të reperëve me një qasje të këtillë në vetën e parë.