Engjëllusha Salihu publikon këngën e re “A e din dashni”

21.03.2021

Këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, ka prezantuar projektin e ri muzikor. “A e din dashni” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale. Tekstin e ka shkruar Miti Geci, ndërsa edhe për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur po i njëjti. Producent ekzekutiv i këtij projekti ndërkohë është Shaban Rexhepi. Videoja […]

Engjëllusha Salihu publikon këngën e re “A e din dashni” Foto: Ilustrim

Këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“A e din dashni” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar Miti Geci, ndërsa edhe për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur po i njëjti.

Producent ekzekutiv i këtij projekti ndërkohë është Shaban Rexhepi.

Videoja i është besuar ‘Vizion Media’ dhe gjendet e plotë edhe në kanalin zyrtar të tyre në YouTube.

Engji vjen me një paraqitje elegante dhe tejet atraktive në videoklipin e ri, gjersa kësaj radhe ka ndryshuar paksa zhanrin.