Dafina Zeqiri infektohet me COVID-19

26.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e kaluar të këtij viti. E njëra ndër të infektuarit me COVID-19 është edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri. Lajmin e ka bërë të ditur vet Zeqiri e cila përmes një postimi në rrjetin social […]

Dafina Zeqiri infektohet me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e kaluar të këtij viti.

E njëra ndër të infektuarit me COVID-19 është edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Zeqiri e cila përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë një fotografi të vetes.

Me një veshje sportive, artistja dukej paksa e lodhur, ndërsa shtoi se virusi nuk mund ta ndalë të shkrepë imazhe.

“COVID-i nuk dëshironte që unë të bëjë fotografi, por në djall COVID-i”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Menjëherë pas këtij postimi, fansat e Dafinës filluan që në profilet e tyre të urojnë këngëtaren për shërim sa më të shpejt.

Ndërkohë theksojmë se “Duro” është hiti saj i fundit, që është pritur tejet mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.