Artistët shqiptarë urojnë Vjosa Osmanin pasi u zgjodh Presidente e Kosovës

05.04.2021

Gjatë ditës së dielë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista ”Guxo”, Vjosa Osmani me 71 vota pro është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Vjosa Osmani është zgjedhur presidente në raundin e tretë, i cili ishte final për zgjedhjen e presidentit. Lajmi është pritur mjaft mirë nga publiku, e sidomos nga artistët shqiptar, të cilët […]

Artistët shqiptarë urojnë Vjosa Osmanin pasi u zgjodh Presidente e Kosovës Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së dielë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista ”Guxo”, Vjosa Osmani me 71 vota pro është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente në raundin e tretë, i cili ishte final për zgjedhjen e presidentit.

Lajmi është pritur mjaft mirë nga publiku, e sidomos nga artistët shqiptar, të cilët nuk kanë nguruar që të urojnë Osmanin nëpër rrjetet e tyre sociale.

Njërsa ndër artistët e shumtë të cilët e uruan Osmanin për postin e ri ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, ku pranë postimit të saj e ka bashkangjitur një pjesë nga fjalimi i Vjosa Osmanit.

Poashtu edhe këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka uruar presidenten e re Vjosa Osmani duke e postuar një fotografi në Instastory, së bashku me Osmanin, fotografi kjo e realizuar në një bashkëbisedim live në Instagram.

urimet nuk kanë munguar edhe nga artisti i mirënjohur Naser Rafuna, i cili poashtu ka postuar një fotografi në Instastory, së bashku me Osmanin.

Këngëtari i njohur me emrin Gashi, poashtu ka qenë njëri ndër shumë artistat të cilët e kanë uruar Vjosa Osmanin.

Nuk ka munguar as urimi nga koleget e Osmanit, ka qenë Adriana Matoshi ajo e cila e ka uruar me një fotografi në Instastory Osmanin, ku shihen të dya së bashku të buzëqeshura.