Arta Nitaj tregon detaje për jetën e saj në Dubai, kjo është arsyeja pse ka shkuar atje!

05.12.2020

Aktorja kosovare, Arta Nitaj është përmendur goxha shumë në media shkaku i vizitave të shpeshta në Dubai. Nitaj mbrëmë në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezentim” ka rrëfyer në detaje për jetën që ka bërë në Dubai dhe arsyen pse vendosi që të shkonte për të jetuar atje. Ajo ka treguar se sa […]

Arta Nitaj tregon detaje për jetën e saj në Dubai, kjo është arsyeja pse ka shkuar atje! Foto: Ilustrim

Aktorja kosovare, Arta Nitaj është përmendur goxha shumë në media shkaku i vizitave të shpeshta në Dubai.

Nitaj mbrëmë në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezentim” ka rrëfyer në detaje për jetën që ka bërë në Dubai dhe arsyen pse vendosi që të shkonte për të jetuar atje.

Ajo ka treguar se sa i përketë punës që është parë në një klub të Dubait ka dalë vetëm për qejfi, e nuk është i vërtet lajmi që ka filluar punë në atë klub, e sa i përket qëndrimit atje kishte shkuar për t’u zhvendosur e për të nisur jetën për një kohë.

“Në ato klube për të cilën kanë shkruar [mediat], kam takuar më së shumti shqiptarë” tha Nitaj.

Aktorja, Arta Nitaj ndër tjera tha se atë kohë ajo kishte ditëlindjen dhe kishte vendosur që ta festonte atje.

“Në atë kohë e kisha ditëlindjen dhe shkova me festu në Dubai. Kam ndejtë shumë pak, nja 4-5 ditë dhe e festuam ditëlindjen me dy shoqet e mia. Aty takuam shumë shoqni edhe t’u më thanë hajde se mundeni me gjet naj punë të mirë. Edhe qaq shumë që më pëlqej si vend, edhe qaq shumë që pash rini, saqë thash pse mos me marr riskun. Hajde po shëtisimi, po e shohim vendin edhe ndoshta gjejmë ndonjë punë të mirë. Nëse s’gjejmë thash send s’humbi edhe kthehna në vend timin, në shtëpinë time“ shtoi ajo.