Adriana Matoshi: Nuk jam duke besuar që jam kandidate për deputete

19.01.2021

Me 16 janar të këtij viti partië politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Lëvizja Vetëvendosje pak para orës 18:00 kishte dorëzuar listën me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ të cilën e ka quajtur “Lista e Referendumit.”, e të cilës i prinë […]

Adriana Matoshi: Nuk jam duke besuar që jam kandidate për deputete Foto: Ilustrim

Me 16 janar të këtij viti partië politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje pak para orës 18:00 kishte dorëzuar listën me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ të cilën e ka quajtur “Lista e Referendumit.”, e të cilës i prinë kreu i kësaj partie, njëherit kandidatë për kryeministër Albin Kurti.

Në mesin e 110 emrave të kandidatëve për deputetë ësht edhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, e cila mbanë numrin 60.

Matoshi ka thënë se ende nuk po e beson që është kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk jam duke besuar që jam kandidate për deputete”, tha ajo në Klan Kosova.

Ajo gjithashtu tha se pavarësisht vëshitësive beson që do t’ia dalë ta kryejë punën edhe të deputetes.

“Duke pasur aftësinë time si njeri i fortë që konsiderohem edhe në publik, që në shumë sfida kam arritur gjërat që i kam pasur synim e qëllim. Ka me qenë e vështirë, por me punë dhe përkushtim e energji dhe inatin që e kam në vete, e di që gjithçka është e mundur dhe sidomos kur ke krahë të fortë brenda vetës, besoj që s’ka me pas shumë problem”, tha Matoshi.

Kandidatja për deputete nga LVV-ja ka theksuar se e vlerëson kreun e partisë, Albin Kurtin.

“Ka njohuri të jashtëzakonshme edhe në lëmin e artit”, tha ajo.