Arta sjell projektin e shumëpritur “Maje”

03.04.2021

Arta Kabashi është ndër artistet shqiptare që njihet për talentin që ka. Ajo për vite të tëra ka qëndruar aktive me prurjet muzikore, të cilat janë pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj. Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka sjell projektin e shumëpritur nga fansat. “Maje” […]

Arta sjell projektin e shumëpritur “Maje” Foto: Ilustrim

Arta Kabashi është ndër artistet shqiptare që njihet për talentin që ka.

Ajo për vite të tëra ka qëndruar aktive me prurjet muzikore, të cilat janë pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka sjell projektin e shumëpritur nga fansat.

“Maje” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Mixey.

Në klip Arta shfaqet me veshje plot stil, duke theksuar kështu tipare e bujshme trupore, të cilat i xhiroi Imagine Films.

Që në minutat e parë të lansimit, “Maje” ka filluar të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së saj.