Zhduket një grua në Prizren

01.02.2024

Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk e di vendndodhjen e saj.

Zhduket një grua në Prizren Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:00, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk e di vend ndodhjen e saj. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport.