Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

03.05.2024

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterët pa Kufij” për indeksin e lirisë së shtypit, ku Kosova renditet në vendin e 75 që shënon një rënie për 19 vende.

Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë Foto: Ilustrim

Ambasada amerikane në Prishtinë, në një postim në rrjetet sociale, X e Facebook, thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i cili mban përgjegjës udhëheqësit.

“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”, ka shkruar ambasada në X.