“S’ka liberalizim për pjestarët e UÇK-së”, arrestohet në Merdare ish-ushtari i UÇK-së nga Korisha

05.01.2024

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Korishë i Prizrenit, Hasan Dakaj, është arrestuar të premten në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar. Kështu ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se është autorizuar nga familja e Dakaj. “Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te […]

“S’ka liberalizim për pjestarët e UÇK-së”, arrestohet në Merdare ish-ushtari i UÇK-së nga Korisha Foto: Ilustrim

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Korishë i Prizrenit, Hasan Dakaj, është arrestuar të premten në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar.

Kështu ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se është autorizuar nga familja e Dakaj.

“Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.

Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.

Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.

Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.

Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se” ka shkruar Smakiqi.