Rasti i helmimit në Malishevë, polica arreston pronarin e lokalit

14.10.2023

Mbrëmë në Malishevë janë helmuar mbi 60 persona në një lokal ushqimi. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë. “Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës […]

Rasti i helmimit në Malishevë, polica arreston pronarin e lokalit Foto: Ilustrim

Mbrëmë në Malishevë janë helmuar mbi 60 persona në një lokal ushqimi. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë.

“Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej  tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Kurse drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, se gjendja e të helmuarve është stabile.  “Mbi 60 ka qenë numri i të helmuarve, gjendja e pacientëve të helmuar është stabile dhe situata është në kontroll dhe e menaxhueshme”, tha ai për RTKlive.

Ndryshe në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacient, ndërsa numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Malishevë është 39.