Policia konfiskon armë e municion në Malishevë
05.04.2024
Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar sot në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë.
Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar:
- Dy armë zjarri të gjata,
- Dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë,
- Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver,
- Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë,
- Një armë zjarri e shkurtër (artizanale),
- Pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe
- Katër karikatorë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Etiketat
Kurti uron gjeneratën e re të policisë: “Po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale”
Policia para 3 ore
Operacion i suksesshëm i policisë në veri të Mitrovicës, konfiskohen armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia para 2 dite
Vërmicë, arrestohen dy persona, gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar i’u gjetën substanca narkotike
Policia para 2 dite
Prizren, kërcënoi viktimën e fajdës që të ndryshojë deklaratën, arrestohet në Merdarë
Policia para 3 dite
Arrestohet një i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike në Prizren
Policia para 3 dite
I’u zbuluan 49 kg marihuanë në Greikoc, ngrihet aktakuzë kundër katër personave
Prokuroria para 4 dite