Prizren, në një shtëpi vidhen 20 mijë euro e stoli ari

28.12.2023

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Prizren. Një grua ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj në kohën kur ajo nuk ka qenë aty dhe i kanë vjedhur 20 mijë euro para të gatshme si dhe stoli ari. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë […]

Prizren, në një shtëpi vidhen 20 mijë euro e stoli ari Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Prizren. Një grua ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj në kohën kur ajo nuk ka qenë aty dhe i kanë vjedhur 20 mijë euro para të gatshme si dhe stoli ari.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.

Për rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe se po zhvillohen procedurat hetimore.