Prizren, dogana zbulon tekstil të kontrabanduar në vlerë prej 13 mijë eurosh

12.02.2024

Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës në Prizren kanë organizuar ndalesa rrugore me qëllim të identifikimit të automjeteve të dyshimta si dhe potencialisht mallra të kontrabanduara.

Prizren, dogana zbulon tekstil të kontrabanduar në vlerë prej 13 mijë eurosh Foto: Ilustrim

Kështu, Dogana e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një automjet transportues që transportonte mall pa dokumentacion dhe që dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë.

Konkretisht, bëhet fjalë për tekstil-veshmbathje në sasi prej 1,160 artikujve me vlerë rreth 13,000 euro. Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Tē gjitha mallrat janë konfiskuar derisa ndaj personave përgjegjës është iniciuar procedura kundēvajtese.

“Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Doganës.