Malishevë, një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

19.01.2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Malishevë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet. Emergjenca ka bërë me dije se burri që u gjet i vdekur është B.T, 69-vjeçar. Vdekjen e […]

Malishevë, një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Malishevë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Emergjenca ka bërë me dije se burri që u gjet i vdekur është B.T, 69-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë, me ç’rast ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes’.

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”