Për këtë anëtarësim eventual “rol kyç” ka pasur Dora Bakoyanis, mirënjohu Biserko, në një intervistë për Euronews Albania.
”Bakoyannis luajti një rol kyç për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Shpresoj që tani Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, gjë që do ishte pozitive për komunitetin serb në Kosovë pasi mund të adresojnë shqetësimet dhe problemet e tyre, përfshirë pretendimet që kanë ndaj qeverisë së Kosovës”, tha ajo.