Gjatë vitit 2022 mbi 100 mijë persona vizituan Prizrenin

13.07.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikave të Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2022. Në vitin 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 460,467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% ishin të jashtëm. Numri i net-qëndrimeve ishte 818,832, prej tyre 33,47% nga vendorët dhe 66,53% nga të huajt. Në vitin 2022, […]

Gjatë vitit 2022 mbi 100 mijë persona vizituan Prizrenin Foto: Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikave të Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2022.

Në vitin 2022, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 460,467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% ishin të jashtëm.

Numri i net-qëndrimeve ishte 818,832, prej tyre 33,47% nga vendorët dhe 66,53% nga të huajt.

Në vitin 2022, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 14,0% në raport me vitin 2021, net-qëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 23,0%. Ka rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 40,0%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 52,0% në raport me vitin 2021.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Prishtinës me 38 560 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajooni i Pejës me 101 468 net-qëndrime.

Ndërsa, sipas ASK-së gjatë vitit 2022 në Qytetin e Prizrenit janë regjistruar gjithsej 103,246 vizitor, prej tyre 61,343 kishin qenë të huaj dhe 41,903 kishin qenë vendor.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (2021) ka rritje të numrit të vizitorëve për 39,82%. Në total ishin 297,588 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra Turqia etj.