Rritet numri i vizitorëve të huaj në Prizren, vetëm gjatë majit u regjistruan mbi 7 mijë

01.07.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë për muajin maj 2023. Në maj 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 48 553, prej tyre 46,17%, ishin vendorë dhe 53,83%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2022 (sa ishin 32 444 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të […]

Rritet numri i vizitorëve të huaj në Prizren, vetëm gjatë majit u regjistruan mbi 7 mijë Foto: Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë për muajin maj 2023.

Në maj 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 48 553, prej tyre 46,17%, ishin vendorë dhe 53,83%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2022 (sa ishin 32 444 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 49,65%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 133.135, prej tyre 59.16% nga vendorët dhe 40.84% nga të huajt.

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre sipas rajoneve:

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Prishtinës me 3.255 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 17.459 net-qëndrime.

Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre, sipas shteteve prej nga vijnë

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (maj 2022) ka rritje të vizitorëve për 28,11%.

Në total 26.138 vizitorë të jashtëm, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Sipas raportit të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit maj 2023 në hotelet e Qytetit të Prizrenit kanë qëndruar gjithsej 11.810 vizitor, prej tyre 4.781 vendor dhe 7.029 të huaj, numër ky i cili ka shënuar rritje, krahasuar me muajt e kaluar të këtij viti.

Rikujtojmë se në muajin prill 2023 në hotelet e Qytetit të Prizrenit kanë qëndruar gjithsej 6.605 vizitor, prej tyre 2.525 vendor dhe 4.080 të huaj.