Suharekasi lëndohet në vendin e punës, dërgohet në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar aksidentalisht në vendin e tij të punës, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00 në Suharekë.

Me këtë rast, i lënduari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Raportohet se nga aty i lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

I lënduari është liruar nga spitali dhe rasti me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.

RAPORTO