Prokurori i Shtetit ngrit 70 aktakuza kundër 81 personave brenda 24 orëve të fundit

28.09.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të […]

Prokurori i Shtetit ngrit 70 aktakuza kundër 81 personave brenda 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të cilat dyshohen të jenë përfituar apo përdorur për t’u kryer vepra penale. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar, një Rimorkio e punuar, masa drusore, dru teknik e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 5.20m³. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë është sekuestruar një një telefon mobil.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen të jenë përfituar apo përdorur për t’u kryer vepra penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.