Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit tri aktakuza për tre të tjerë

16.06.2023

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 63 aktakuza kundër 77 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 16 persona dhe janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe ngrit tri aktakuza për tre të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 63 aktakuza kundër 77 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 16 persona dhe janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.