Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për një tjetër

14.07.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 77 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 25 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 10 persona, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person si dhe kërkon paraburgim për një tjetër Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 77 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 25 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 10 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur), për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Po ashtu, nga Departamenti për të Mitur, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi (i mitur), për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.