Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një të dyshuar si dhe ngrit 11 aktakuza kundër 13 të tjerëve

19.01.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër 53 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 9 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një të dyshuar si dhe ngrit 11 aktakuza kundër 13 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër 53 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 6 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 9 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vjedhja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.