Gjuajti me armë, 30 ditë paraburgim ndaj qytetarit nga Vraniqi

20.08.2020

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.K. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë. Masa është vendosur për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja […]

Gjuajti me armë, 30 ditë paraburgim ndaj qytetarit nga Vraniqi Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.K. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë.

Masa është vendosur për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armës nga neni 366 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 lidhur me para.7 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 17.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 16.09.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së, për të pandehurin me iniciale B.K., sepse me datë 17.08.2020 rrethe orës 01:30 minuta shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që duke e pasur në posedim armën – pushkën, shkon në qendër të fshatit Vraniq KK Suharekë, para lokalit të pronarit me iniciale H.K., në të cilën vend ka shkuar me djemtë e xhaxhait me veturën e tyre, para këtij lokali kanë qenë të ulur disa persona, si F. Ll, e me të cilin ka pasur një ngatërresë verbale vetëm disa minuta më parë, dhe nga një largësi rrethe 10 metra shtien 2-3 herë në ajër dhe duke u larguar shtien sërish në ajër, duke rrezikuar me këtë veprim jetën e njerëzve.