Ngritet aktakuzë për të dyshuarin i cili gjuajti me revole në Vraniq pas një fjalosje me vëllaun e tij

12.07.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër 40 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 13 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 persona, […]

Ngritet aktakuzë për të dyshuarin i cili gjuajti me revole në Vraniq pas një fjalosje me vëllaun e tij Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër 40 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 13 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 2 të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”, po ashtu, nga ky departament është ndaluar edhe një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale  “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për aktakuzën e fundit, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:25 në fshatin Vraniq në Komunën e Suharekës, është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti pas një fjalosje me vëllaun e tij, kishte gjuajtur me revole në drejtim të qiellit.

“Një i dyshuar kanos vëllain, i sekuestrohet një armë

Prizren, 12 Korrik 2023

Me datën 11.07.2023, në ora 23:25, në fshatin Vranic, KK Suharekë, i dyshuari së bashku me viktimën (vëllain e tij) në prani të dëshmitarit (babait të tyre) ishin fjalosur rreth telekomandës së televizorit dhe kanalit të tyre të preferuar, ku pas kësaj i dyshuari ngritët dhe shkon në dhomën e tij, merr revolen, për të cilën posedon leje, dhe del në oborr afërisht rreth 10 m. larg dhe gjuan një herë në drejtim të qiellit.

Me këtë veprim viktima është ndier i kanosur nga i dyshuari.

Është raportuar policia të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe janë marr me rastin.

Në vend ngjarje janë konfiskuar Revolja, prodhim Arex, kal.9×19 mm, , e cila posedon leje në emrin e të dyshuarit, një gëzhojë, një plumb dhe dy karikator të zbrazët të kësaj revole.

Është kontaktuar Prokurori kujdestar i Shtetit, me urdhër të tij i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.” thuhet në njoftimin e policisë.