Humb kontrollin dhe rrëzohet nga motoçikleta një person në Vraniq, dërgohet në spital

27.07.2023

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Vraniq të Suharekës. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vraniq të Suharekës, ku thuhet se një person derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën e tij ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, raporton SuharekaOnline. […]

Humb kontrollin dhe rrëzohet nga motoçikleta një person në Vraniq, dërgohet në spital Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Vraniq të Suharekës.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vraniq të Suharekës, ku thuhet se një person derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën e tij ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, raporton SuharekaOnline.

Si pasojë e aksidentit policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Fshati Vraniq, Suharekë 26.07.2023 – 16:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, pasi  deri sa ka qenë duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar dhe pësuar lëndime trupore.” thuhet në njoftimin e policisë.