Policia jep detaje për vdekjen e 8 vjeçarit në Vraniq të cilit sot i jepet lamtumira e fundit

08.08.2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një fëmijë 8 vjeçar tragjikisht ka humbur jetën. Nga burime të emergjencës është bërë e ditur se 8 vjeçari, derisa ishte duke luajtur me motren e tij 6 vjeçare, dyert e oborrit të shtëpisë kishin rënë mbi ta. Vajza ka pësuar plagë […]

Policia jep detaje për vdekjen e 8 vjeçarit në Vraniq të cilit sot i jepet lamtumira e fundit Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një fëmijë 8 vjeçar tragjikisht ka humbur jetën.

Nga burime të emergjencës është bërë e ditur se 8 vjeçari, derisa ishte duke luajtur me motren e tij 6 vjeçare, dyert e oborrit të shtëpisë kishin rënë mbi ta.

Vajza ka pësuar plagë të rënda trupore dhe sipas informacionece të para ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore.

Ndërsa, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore 8 vjeçari nuk arriti që t’i mbijetoj dhe pasojat ishin fatale.

Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku e kanë konfirmuar se 8 vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa motra e tij 6 vjeçare është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Suharekë 07.08.2023 – 15:24. Dy viktima kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor QKMF pasi qe nje objekt i rende kishte rene mbi ta. Si pasojë viktima mashkull ka vdekur, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.” thuhet në njoftimin e policisë.

Babai (A.L) i 8 vjeçarit (D.L), ka njoftuar se sot në orën 19:00, do t’i jepet lamtumira e fundit, birit të tij i cili ndërroi jetë tragjikisht.