Suka: Të lirohen nga pagesa gratë për kontrollin mjeksor me aparatin e mamografisë
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale nënkryetarja e Suharekës,znj. Mihrije Suka ka propozuar që të gjitha gratë e Komunës së Suharekës, të lirohen nga pagesa -Participimi për Kontrollin mjeksor me aparatin e mamografisë. Gjatë vitit të kaluar kemi identifikuar rreth 100 raste të grave me sëmundjen e kancerit, kjo do të ishte një masë […]
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale nënkryetarja e Suharekës,znj. Mihrije Suka ka propozuar që të gjitha gratë e Komunës së Suharekës, të lirohen nga pagesa -Participimi për Kontrollin mjeksor me aparatin e mamografisë.
Gjatë vitit të kaluar kemi identifikuar rreth 100 raste të grave me sëmundjen e kancerit, kjo do të ishte një masë parandaluese për sëmundjen e CA, njëherit me lirim nga kjo pagesë mund të rritet edhe numri i grave që lajmërohen për ta bërë këtë analizë e me këte automatikisht ngritet edhe vetëdija e grave për zbulim të hershëm të sëmundjes, ka qenë arsyetimi i nënkryetarës Suka.
Gjatë vitit 2018 është bërë mbështetje financiare e 80 grave të prekura nga sëmundja e kancerit në vlerë 150 euro, nga gratë e punësuara në institucione publike të cilat kanë heq dorë nga dhuratat për 8 Mars dhe në shenjë solidarizimi dhe mbështetje, këto mjete u janë dedikuar këtyre grave të prekura nga kjo sëmurje si dhe nga Subvencionet e zyrës se Kryetarit dhe Drejtorive Komunale.
Kujtojmë se edhe fushatën zgjedhore nënkryetarja znj.Mihrije Suka e kishte zhvilluar nën sloganin “Gratë për gratë” dhe si duket tani planprogrami saj në të mirën e gjinisë femërore në Suharekë është duke u zbatuar.
Nën drejtimin e saj është mbajtur ekspozitë me piktura të piktoreve të gjinisë femërore me karakter humanitar ku nga shitja e pikturave 30% të të hyrave te mbledhura u janë dedikuar fëmijëve me autizëm , me ç’rast është organizuar një aktivitet për ta me dt. 1 qershor.
Në mbështetje të kategorisë së grave të dëshmorëve është realizuar projekti “ Fuqizimi , Inkurajimi dhe Shoqërimi mes grupit të grave të dëshmorëve”
Është organizuar një ekskursion 2 ditor me karakter të vizitave në vendet historike në R. e Shqipërisë, ku janë vizituar : qyteti i vjetër i Durrësit ,Qyteti i Krujës ,(Kalaja dhe Muzeu i Skënderbeut.)