Suka: Të lirohen nga pagesa gratë për kontrollin mjeksor me aparatin e mamografisë

09.02.2019

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale nënkryetarja e Suharekës,znj. Mihrije Suka ka propozuar që të gjitha gratë e Komunës së Suharekës, të lirohen nga pagesa -Participimi për Kontrollin mjeksor me aparatin e mamografisë. Gjatë vitit të kaluar kemi identifikuar rreth 100 raste të grave me sëmundjen e kancerit, kjo do të ishte një masë […]

Suka: Të lirohen nga pagesa gratë për kontrollin mjeksor me aparatin e mamografisë Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale nënkryetarja e Suharekës,znj. Mihrije Suka ka propozuar që të gjitha gratë e Komunës së Suharekës, të lirohen nga pagesa -Participimi për Kontrollin mjeksor me aparatin e mamografisë.

Gjatë vitit të kaluar kemi identifikuar rreth 100 raste të grave me sëmundjen e kancerit, kjo do të ishte një masë parandaluese për sëmundjen e CA, njëherit me lirim nga kjo pagesë mund të rritet edhe numri i grave që lajmërohen për ta bërë këtë analizë e me këte automatikisht ngritet edhe vetëdija e grave për zbulim të hershëm të sëmundjes, ka qenë arsyetimi i nënkryetarës Suka.

Gjatë vitit 2018 është bërë mbështetje financiare  e 80  grave  të  prekura  nga  sëmundja e kancerit  në vlerë 150 euro,  nga gratë e punësuara  në institucione publike të cilat kanë heq dorë nga dhuratat për 8 Mars  dhe  në  shenjë solidarizimi  dhe mbështetje, këto mjete u  janë  dedikuar këtyre grave të  prekura nga kjo sëmurje  si dhe nga Subvencionet e zyrës se Kryetarit dhe Drejtorive  Komunale.

Kujtojmë se edhe fushatën zgjedhore nënkryetarja znj.Mihrije Suka e kishte zhvilluar nën sloganin “Gratë për gratë” dhe si duket tani planprogrami saj në të mirën e gjinisë femërore në Suharekë është duke u zbatuar.

Nën drejtimin e saj është mbajtur ekspozitë  me piktura të piktoreve të gjinisë femërore  me karakter humanitar  ku nga shitja  e pikturave 30% të të hyrave te mbledhura u  janë  dedikuar  fëmijëve me autizëm , me ç’rast është organizuar një aktivitet  për ta   me dt. 1 qershor.

Në  mbështetje të kategorisë  së grave  të dëshmorëve  është  realizuar projekti “ Fuqizimi , Inkurajimi dhe Shoqërimi  mes  grupit të grave të dëshmorëve”

Është  organizuar  një ekskursion 2 ditor me karakter të  vizitave në vendet historike në  R. e Shqipërisë, ku janë  vizituar :  qyteti i vjetër i Durrësit ,Qyteti i Krujës  ,(Kalaja dhe Muzeu i Skënderbeut.)