Prokuroria prezanton listën e 19 mijë e 500 veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm
Në procesin gjyqësorë të njohur si “Veteranët” prokurori special, Valdet Gashi prezantojë listat e përgatitura sipas zonave operative, ku pretendon se u është njohur statusin i veteranit në kundërshtim me ligjin 19 mijë e 500 personave, ndërkaq mbrojtja e kundërshtoi në tërësi këtë listë.
Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurori Gashi sqaroi se lista e prezantuar nga ai është e ndarë në disa kategori dhe atë: kategoria e personave që u është njohur statusi i veteranit edhe pse ka shërbyer për aktivitet tjera në ushtri, personave të mitur, personat që kanë hequr dorë nga ushtria para përfundimit të luftës, personat nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci dhe personave që nuk u dihen të dhënat e sakta se ku ka shërbyer apo se çfarë detyra kanë pasur.
Fillimisht, prokurori Gashi prezantoi listën nga Zona Operative e Drenicës, pastaj nga zona e Dukagjinit, Llapit, Pashtrikut, Shalës, Nerodimës, Karadakut, si dhe listës nga ministria e Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm.
Sipas prokurorit Gashi, në total nëpër këto zona, përfshirë edhe listën nga ministria e Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm del se u e drejta e veteranit u është njohur në kundërshtim me ligjin 19 mijë e 500 personave.
Lidhur me prezantimin e kësaj liste pati kundërshtime njëzëri nga gjithë të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.