Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë në një dasmë në Ferizaj

18.07.2025

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, me inicialet F.R. dhe J.M., të dy nga Ferizaj, për veprën penale të “vrasjes së rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë në një dasmë në Ferizaj Foto: Ilustrim

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace” në fshatin Bibaj, në komunën e Ferizajt, gjatë zhvillimit të një ceremonie martesore ku ishin të pranishëm dhjetëra persona, përfshirë edhe të mitur.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.R., me dashje dhe paramendim, për motive të supozuara si hakmarrje familjare – të cilat nuk janë konfirmuar juridikisht – ka përdorur një armë automatike zyrtare të policisë për të qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta. Me këtë veprim, sipas Prokurorisë, është vënë në rrezik serioz edhe siguria e të gjithë personave të tjerë të pranishëm.

Ndërkaq, i pandehuri tjetër, J.M., akuzohet se ka ndihmuar drejtpërdrejt në realizimin e krimit. Ai dyshohet se, i armatosur me një sqepar, ka siguruar perimetrin e vendngjarjes, duke penguar ndërhyrjen e mundshme nga persona të tjerë, me qëllim që i pandehuri F.R. të kryente aktin pa pengesë.

Të dy të pandehurit akuzohen për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 dhe 1.11, ndërsa për J.M. aktakuza bazohet edhe në nenin 33, që lidhet me bashkëkryerjen apo ndihmën në kryerjen e veprës penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More