Kosova e mbushur me para false, nga ProCredit denoncojnë deponimin e rreth 4 mijë € të falsifikuara

13.01.2024

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe. Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme […]

Kosova e mbushur me para false, nga ProCredit denoncojnë deponimin e rreth 4 mijë € të falsifikuara Foto: Ilustrim

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg.

Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘ProCredit Bank’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar rreth 4 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burimet mbrenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për kartëmoedha të ndryshme dhe monedha metalike.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.