Kërcënohet U.D Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu

11.10.2024

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Kërcënohet U.D Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu Foto: Ilustrim

Sipas reagimit, ky kërcënim ka ardhur për shkak të punëve zyrtare që kryejnë këto organe, përfshirë Kryeprokurorin Kryeziu.

“ KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe përmbajnë edhe ngjyrime dhe emërtime të individëve dhe organizata kriminale dhe duken qartazi se qëllimi i tyre është ndërhyrja në punët e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit”.

“KPK dhe ZKPSH, gjithashtu, me këtë rast, ua bëjnë me dije individëve të tillë se përkrahin fuqishëm z. Kryeziu dhe organet e sigurisë, si dhe i mbështesin plotësisht në punën e misionin e tyre për ndjekjen dhe hetimin e kryeseve të veprave penale”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, KPK dhe ZKPSh thanë se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor dhe në bashkëpunim me policinë dhe institucionet e tjera janë angazhuar për t’i identifikuar dhe arrestuar kërcënuesit e Kryeziut.

“Me këtë rast, këto institucione të pavarura dhe kushtetuese, nënvizojnë për të dytën herë gjatë ditës së sotme, se kërcënimet e tilla nuk do të zmbrapsin përkushtimin, synimet dhe përpjekjet e pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë”, thuhet tutje në reagim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More