Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga themelore janë ngritur gjithsej tridhjetedy (32) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) persona, si dhe, janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Po ashtu edhe Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.