Zyrtarët policorë pajisen me kartela xhepi për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara

16.01.2025

Policia e Kosovës (PK), duke vazhduar përkushtimin për ofrimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe profesionale, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për trajtimin cilësor të personave me aftësi të kufizuara.

Më 15 janar 2025, në një ceremoni të veçantë, Policia e Kosovës ka pranuar 8000 kartela xhepi, të siguruara nga OSBE-ja, të cilat janë dizajnuar për t’i ndihmuar zyrtarët policorë në trajtimin e rasteve që përfshijnë këtë kategori qytetarësh.

Kartelat janë përgatitur në tri gjuhë:

  • Shqipe: 7000 kartela
  • Serbe: 1000 kartela
  • Angleze: 40 kartela

Këto mjete do të shpërndahen tek zyrtarët policorë hetues, sektorial dhe reagues, duke pasur synim përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit dhe garantimin e një qasjeje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në, duke pasqyruar përkushtimin e Policisë së Kosovës për të avancuar profesionalizmin dhe gjithëpërfshirjen në shërbimet ndaj qytetarëve.

Policia e Kosovës vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët, duke adresuar nevojat e veçanta të grupeve të cenueshme.