Zhduken dy persona, një në Gjakovë dhe një në Mamushë

15.01.2024

Në raportin 24 orësh janë raportuar dy persona të zhdukur, një në Gjakovë dhe një në Mamushë. Në Gjakovë është zhdukur një grua, ndërsa në Mamushë një burrë. “Gjakovë 13.01.2024-16:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se që nga data e cekur viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën […]

Zhduken dy persona, një në Gjakovë dhe një në Mamushë Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh janë raportuar dy persona të zhdukur, një në Gjakovë dhe një në Mamushë.

Në Gjakovë është zhdukur një grua, ndërsa në Mamushë një burrë.

“Gjakovë 13.01.2024-16:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se që nga data e cekur viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”

“Mamushë / 12.01.2024 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.”