Vjedhja në Sopijë, arrestohet 41 vjeçari, recidivist për 217 vepra penale

04.04.2024

Ditë më parë SuharekaOnline ka raportuar për një rast vjedhje në fshatin Sopijë të Suharekës.

Vjedhja në Sopijë, arrestohet 41 vjeçari, recidivist për 217 vepra penale Foto: Ilustrim

Sipas raportimit persona të panjohur kishin depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e viktimës ku kanë vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie për të cilën ankuesi kishte leje dhe 35 fishekë.

Ndërsa sot burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se dje është arrestuar njëri nga të dyshuarit e vjedhjes së rëndë në Sopijë (Q.K. 41 vjeçar) i cili është arrestuar nga hetuesit policor të Stacionit policor në Suharekë.

I njëjti është recidivist për rreth 217 vepra penale të kryera.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.